Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda. Ndërkohë Meta i ishte drejtuar kësaj gjykate për heqjen e masës së sigurisë, teksa pas shortimit të trupës, kishte bërë një kërkesë tjetër për largimin e gjyqtarit Panda. Ndërkohë padia për masën e sigurisë do shqyrtohet në datën 27 nëntor Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Kreu i Partisë së Lirisë, akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.