Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sherri me armë zjarri në Fier, policia vë në pranga dy persona, mes tyre edhe pronari i lokalit (EMRI)
pamje nga vendngjarja TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, si të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri. Në pranga ka rënë 36-vjeçari Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit R. Ç., 33- vjeç që qëlloi me armë zjarri. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen "8 Shkurti", pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë...