Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO-së?”- Balluku “kyç” gojën para mediave
Belinda Balluku ka “kyçur” gojën para mediave pasi doli nga ambientet e GJKKO-së rreth 40 minuta pas nisjes së seancës ndaj saj. “A do ta zbatoni vendimin e GJKKO-së?”, u pyet ajo nga gazetarët pasi u doli nga gjykata, por Belinda Balluku refuzoi të flasë duke shtyrë mikrofonët e gazetarëve dhe më pas u largua. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, si edhe nën hetim për shkelje me dy tenderët me vlerë 210 mln euro, u largua pas shtyrjes së seancës me 2 orë për shkak se avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Belinda Balluku është rikthyer në gjykatë me nisjen e seancës.