Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Moti i keq në vend, Semani del nga shtrati, Dimali pa ujë të pijshëm. Ja situata
Moti i keq ka goditur të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë prej ditësh, duke shkaktuar pothuajse një katastrofë, me qindra hektarë tokë të përmbytur dhe dëme të shumta materiale. Edhe ditën e sotme raportohen problematika në disa prej qarqeve, kryesisht ato Fier-Vlorë, pasi lumi Seman ka arritur pikën kritike të tij, duke zhytur nën ujë sipërfaqe të tëra dhe nëse kushtet atmosferike vijojnë të përkeqësohen, situata mund të shkaktojë një katastrofë tjetër për banorët e këtyre zonave. Më e qetë gjendja në rrjedhat e Vjosës dhe Shkumbinit, ndërsa ka përmirësim dhe rënie të nivelit të ujit edhe në urën e Mifolit. Në Berat prurjet shkaktuan përmbytje të mëdha nga rrjedha e Osumit dhe dëmtim deri të rrjetit të ujit të pijshëm, bashkia Dimal njofton se...