Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e asfiksimit
Një 87-vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të helmuar nga tymi pas një zjarri që shpërtheu brenda një azili pleqsh në Torrita Tiberina, në periferi të Romës. Në strukturë ishin të vendosur gjithsej 16 pacientë, ndërsa flakët u përhapën gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik te të moshuarit dhe stafi. Zjarri mobilizoi disa ekipe zjarrfikësish, të cilët arritën të nxirrnin të gjallë shumicën e pacientëve së bashku me punonjësit e emergjencës. Katër prej tyre u transportuan në spital për kontroll mjekësor, pasi kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi. Viktima u gjet në dhomën e saj në katin e parë të ndërtesës. Pas shuarjes së flakëve dhe garantimit të sigurisë, godina u vendos nën bllokim për hetime të mëtejshme mbi...