Ka zgjatur vetëm 40 minuta qëndrimi në GJKKO i zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku e marrë e pandehur nga SPAK, për afera korruptive në dy tendera, atë të tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë
Seanca për verifikimin e masës së sigurisë e cila nisi në orën 09:00 u ndërpre pas gati 40 minutave dhe Balluku doli nga GJKKO duke mos pranuar të flasë por të kyçë gojën për gazetarët të cilët e prisnin para derës.Ndaj Ballukut, GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim daljeje jashtë vendit, duke iu bllokuar pasaporta, dhe sot bëhet verifikimi i këtyre dy masave të sigurisë.Syri.net mëson se seanca është shtyrë për ti dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen,dhe do të nisë pas 2 orësh.
Çfarë ndodhi në GJKKO?
Seanca drejtohet nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa SPAK përfaqësohet nga Dritan Prençi.
Burime bëjnë me dije se Balluku nuk ka mbajtur asnjë qëndrim në seancë, vetëm i është përgjigjur pyetjeve proceduriale të gjykatës mbi të dhënat e saj dhe ka pranuar përfaqësimin nga e motra Pamela Qirko dhe avokati Ardian Kalia.
Më pas avokatët mbrojtës kanë kërkuar të njihen me aktet e hetimit dhe më pas vijimin e seancës gjyqësore.
Kërkesa u pranua nga gjyqtari i cili shtyu seancën për ti lënë kohë avokatëve të njihen me aktet.
Në seancë janë dhe dy bashkëpunëtorët e Ballukut e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi të cilët u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’
