Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasja me Trump i kushton postin, Marjorie Taylor Greene jep dorëheqjen nga Kongresi
Përfaqësuesja republikane e Georgias Marjorie Taylor Greene, ka njoftuar se do të largohet nga Kongresi në janar, duke i dhënë fund një karriere pesëvjeçare të mbushur me polemika, përplasje politike dhe kthesa të forta brenda Partisë Republikane. Lajmin e bëri publik vetë Greene në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi marrëdhëniet mes saj dhe presidentit Donald Trump u tensionuan. Trump e quajti atë “tradhtare” dhe deklaroi se do të mbështeste një rival republikan kundër saj në zgjedhjet e ardhshme. Greene paralajmëroi se republikanët rrezikojnë të humbasin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. “Kam shumë respekt për veten dhe familjen time, nuk dua që distrikti im të kalojë përmes një beteje të tillë,” shkroi ajo. Vendimi i saj vjen pas një periudhe të tensionuar që përfshiu jo...