Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku
Prej katër ditësh, niveli i lumit Vjosa vazhdon të shfaqë luhatje mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut. Për dy ditë me radhë, prurjet kanë mbetur në të njëjtat intervale, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme. Situata ka mbajtur në gatishmëri strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po monitorojnë nga afër gjithë vijën e lumit dhe zonën pranë urës së Mifolit, një nga pikat më të ndjeshme në raste reshjesh dhe përmbytjesh. Autoritetet vijojnë vëzhgimin në terren, ndërsa pritet të vlerësohet ndikimi i kushteve atmosferike në orët e ardhshme. Top Channel