Belinda Balluku mbërrin në GJKKO, ndërkohë pak më parë në gjykatë mbërriti dhe e motra, Pamela Qirko, e cila është dhe avokatja e saj.
Balluku mbërriti 8 minuta para se seanca të nisë, ora 09:00.
Nuk preferoi të bëjë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodhen para GJKKO-së. E veshur me kostum vishnje, Balluku shoqërohej nga këshilltari për median dhe komunikimin, Florion Serjani.
Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO hyri e vetme Pamela Qirko, e motra e Ballukut e cila do jetë edhe avokatja e saj mbrojtëse.Më parë në GJKKO mbërritën dhe dy bashkëpunëtorët e saj ‘në shkeljen e barazisë në tendera’
Kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’
Lexo dhe: Skandali: Pamela Qirko, pjesë e Vettingu-t të prokurorit që thërret Ballukun në SPAK
Seanca
Eshtë gjyqtari i GJKKO-se, Erion Çela që do të bëjë verifikimin e masës së sigurisë. Prokuror është Dritan Prençi. Në fund të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura gjykata do të shprehet me vendim nëse masat do të qëndrojnë në fuqi.
Nuk pritet të ketë ndryshim të masave të sigurisë.
Balluku dhe 2 drejtorët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës me vlerë 24 milion euro.
