Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 09:14
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit M. Sinaj tensionet kanë agravuar deri në përdorimin e armës.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
