Katastrofë mjedisore në Fushë-Arrëz! “Beralb” ndot lumin Fan, tokat bujqësore dalin jashtë përdorimit

Katastrofë mjedisore në Fushë-Arrëz! “Beralb” ndot lumin Fan, tokat bujqësore dalin jashtë përdorimit

Në veri të vendit, në Fushë-Arrëz, “Piranjat“ udhëtojnë për të parë nga afër shkatërrimin që i është bërë lumit Fan nga shoqëria aksionere Beralb, një kompani që merret me përpunimin e bakrit, e cila operon prej shumë vitesh në territorin tonë. Aty ku bashkohet përroi i Micojit me lumin Fan i Vogël, është grykëderdha e ujit që vjen nga kompania Beralb, e cila me ndotjen që bën ka arritur deri aty sa t’i ndryshojë ngjyrën natyrale ujit, tokës dhe gurëve. Mirëpo kjo nuk është thjesht një ndotje lokale e cila mund të rehabilitohet, sepse Fani i Vogël derdhet në lumin Fan, ky i fundit bashkohet me lumin Mat duke u derdhur më pas në detin Adriatik. Është një ndotje mbi 80 km në vijë rrjedhëse,...