Plani i paqes Rusi-Ukrainë, ministri i Jashtëm gjerman: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes Rusi-Ukrainë, ministri i Jashtëm gjerman: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Ukraina ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul paralajmëron, se një marrëveshje ka kuptim, nëse ofron garanci se do të zgjasë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, duke iu referuar planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. “Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë”, tha Wadephul për televizionin gjerman, ARD, “tagesthemen”. “Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur.” Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë. Por garancitë e sigurisë – të cilat deri...