Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë sot në orën 9 të mëngjesit seancën për vlerësimin e masave ndaj zv/kryeministres dhe Ministres së infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut dhe 2 drejtorëve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Ndaj Ballukut është ekzekutuar masa e pezullimit nga detyra si numri dy i qeverisë dhe si ministre dhe ndalimi i daljes jashtë vendit, ndërsa për kreun e ARRSH-së dhe të KESH, është dhënë masa e sigurisë ’arrest në shtëpi’.
Ata pritet të dalin para gjyqtarit të GJKKO-së Erion Çela dhe prokurorit Dritan Prençi për tu marrë në pyetje, dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura gjykata do të shprehet me vendim nëse masat do të qëndrojnë në fuqi.
Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Rama nuk guon ta shkarkojë
Kryeministri Edi Rama nuk guxoi ta shkarkojë zv. kryeministren Belinda Balluku ndërsa nisi një valë të re sulmesh ndaj SPAK dhe GJKKO.
Pasditen e djeshme vendimi i GJKKO-së u ankimua në Gjykatë Kushtetuese. Deri në një vendim të kësaj gjykate Rama theksoi se do ti mbajë karrigen zv. kryeministres e ministres e nuk do të emërojë tjetërkënd si zëvëndese të saj. Për opozitën kjo Rama po bën avokatinë e Ballukut pasi bashkë në aferën 190 mln euro në tunelin e Llogarasë.
Në një dalje për median dje kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi tha se kompania u shpall me urdhër të Ramës. Sipas tij bisedat Rama-Balluku për urdhërin e paligjshëm janë në dosjen e SPAK.
