Nis gjurmimi i pasurive luksoze të biznesmenit Luftar Hysa

Nis gjurmimi i pasurive luksoze të biznesmenit Luftar Hysa

Media Milenio raporton se një ndërtesë katërkatëshe pa emër në zonën rezidenciale Chepevera të Monterrey ka tërhequr vëmendjen për lidhjet e saj të mundshme me kompaninë e sanksionuar nga SHBA, Hysa Forwarders SA de CV, e dyshuar për pastrim parash dhe lidhje me Kartelin e Sinaloas dhe mafian shqiptare. Objekti ndodhet mes rezidencave, zyrave dhe klinikave, por gjatë vizitave në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet apo shenja që të tregojë funksionimin e kompanisë, raporton Milenio. Hetimet tregojnë se faqja zyrtare e Hysa Forwarders është çaktivizuar, numrat e telefonit të regjistruar nuk funksionojnë, ndërsa ndërtesa mbetet e paidentifikuar dhe me dyer të mbyllura. Operacioni i OFAC dhe FinCEN, që çmontoi rrjetin kriminal dhe bizneset e tij në Meksikë dhe Europë, e ka vendosur këtë objekt...