Video/ Shfaqja ajrore kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni, humb jetën piloti

Video/ Shfaqja ajrore kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni, humb jetën piloti

Një avion luftarak indian, HAL Tejas, u përplas dhe u përfshi nga flakët gjatë një demonstrimi në Dubai Airshow, duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, në ditën e fundit të eventit ajror të mbajtur në Dubai World Central. Forcat Ajrore Indiane konfirmuan se piloti humbi jetën dhe se është hapur menjëherë një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit. “IAF shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës dhe qëndron pranë familjes së të ndjerit,” thuhej në deklaratë. Pamjet e publikuara nga mediat indiane treguan avionin të mbuluar nga flakët dhe tymi i zi, ndërsa dëshmitarët thanë se mjeti fluturues po manovronte në një lartësi të ulët përpara se të rrëzohej me shpejtësi. Ngjarja shkaktoi alarm në Aeroportin...