Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Spiropalizimi’ i Kosit, rasti i Kurz dhe standardet evropiane të Ramës
Kur shpërtheu skandali i manipulimit të sondazheve mediatike në favorin e tij, kancelari austriak, Sebastian Kurz ishte në kështjellën Brdo në Slloveni, vendlindjen e komisioneres Marta Kos. Kurz kishte vendosur të takonte liderët e Ballkanit Perëndimor, në një samit që do ishte një nga daljet e fundit të tij si kryeministër. Duke shfrytëzuar këtë moment, një media austriake i bëri thirrje për të dhënë dorëheqjen, ndër të tjera edhe për të mos dhënë shembullin e keq për ata liderët që po takonte. Mund të duket ndoshta ofensive, por mesazhi ishte miqësor për ballkanasit: dorëheqja nuk është thjesht një akt që ushtrohet kryesisht në vendet perëndimore, pasi atje ekziston një kulturë tjetër. Por dorëheqja është një veprim që duhet bërë pasi në të kundërt, ai mund...