VIDEO/ Vjosa kalon nivelin kritik ndërsa banorët denoncojnë: Ku shkuan paratë për mbrojtjen nga përmbytjet?

VIDEO/ Vjosa kalon nivelin kritik ndërsa banorët denoncojnë: Ku shkuan paratë për mbrojtjen nga përmbytjet?

Situata në qarkun e Fierit paraqitet kritike, pasi prurjet e shtuara të lumit Vjosë kanë bërë që ai të kalojë nivelin e rrezikshmërisë. Gazetari i Syri TV, Xhemil Brahaj, ka raportuar se lumi ka dalë nga shtrati i tij, por për momentin uji po mbahet brenda argjinaturës. Megjithatë, frika dhe paniku tek banorët e zonave përreth është i madh, teksa çdo rritje e mëtejshme e prurjeve rrezikon të shkaktojë një katastrofë. Sipas raportimeve nga terreni, kuota kritike prej 8 metrash tashmë është tejkaluar, duke arritur në nivele 8.2-8.3 metra. Edhe pse argjinaturat janë lartësuar gjatë dy viteve të fundit, rezistenca e tyre vihet në provë përballë forcës së ujit. Për të mos përhapur panik në popullatë, autoritetet nuk e kanë shpallur gjendjen e emergjencës, por...