Aksident në aksin Milot-Kalimash, humb jetën një person

Aksident në aksin Milot-Kalimash, humb jetën një person

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:18 Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot-Kalimash, në afërsi të Rrëshenit, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata mjetesh.