Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku i Pogradecit: Shtëpi me qira për banorët që u janë përmbytur shtëpitë, grupet e punës në terren
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka folur për situatën pas reshjeve intensive të shiut të rëna orët e fundit. Ai tha se bashkia do të sigurojë shtëpi me qira për ata banorë që u janë përmbytur shtëpitë. ”Ka rreth 24 orë që e gjithë bashkia është në këmbë, grupet e emergjencave janë ndarë sepse nuk është vetëm Buçimasi pra kjo njësi administrative por në fakt kjo është prekur më shumë sepse ka edhe një pjesë të konsiderueshme në qytet, edhe në zonën e Mokrës por edhe në zonën e Gorës. Sigurisht që këtu ndaj jam edhe sot ka më shumë probleme se në zonat e tjera, ne kemi vajtur me grupet e punës nëpër të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytja, patjetër që bashkia...