Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për një viktimë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Kalimash, në afërsi të Rrëshenit. Sipas burimeve paraprake, një kamion është përplasur me një autoveturë, dhe dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin, i cili aktualisht është i bllokuar. Ekipet e emergjencës dhe ambulancat janë nisur drejt spitalit të Rrëshenit me të plagosurit. Nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa pritet njoftim i mëtejshëm nga autoritetet.