Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish ndjeshëm, duke arritur në 8.3 metra mbi nivelin e detit, një shifër që konsiderohet alarmante nga autoritetet dhe strukturat e monitorimit hidrologjik. Prurjet janë aktualisht shumë të larta si pasojë e reshjeve intensive, çka shtojnë presionin në shtratin e lumit.
Sipas banorëve të zonës, rritja e nivelit të ujit në Vjosë, rrezikon përmbytje masive të zonave përreth.
Situata pritet të mbetet kritike për orët në vijim, për sa kohë që reshjet vazhdojnë dhe prurjet e larta vazhdojnë të ushqejnë lumin Vjosë.
