Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA-Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë. Një propozim, ky për t’i dhënë fund luftimeve i hartuar nga Shtetet e Bashkuara ushtron presion mbi Kievin që të lëshojë territor, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të premtojë të mos bashkohet me NATO-n në këmbim të përfundimit të luftës. Në këto kushte presidenti Volodymyr Zelenskyy shpreht se Ukraina është në “një nga momentet më të vështira” të historisë së saj.
“Presioni mbi Ukrainën tani është në kulmin e tij. Ukraina tani mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose humbjen e dinjitetit, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç, ose 28 pika të vështira, ose një dimër jashtëzakonisht të ashpër. Rreziqet më të vështira dhe të mëtejshme janë jeta pa liri, pa dinjitet, pa drejtësi dhe t’i besosh dikujt që na ka sulmuar dy herë”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm në video.
Një numër udhëheqësish evropianë kanë folur në mbështetje të Ukrainës që kur u publikuan detajet e propozimit të Trump, duke u zotuar të qëndrojnë pranë Kievit dhe duke këmbëngulur që të mos merren vendime për fatin e vendit pa kontributin e tij.
Nga ana tjetër Donald Trump i ka dhënë Zelenskyy-t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, “Ditën e Falënderimeve.” Në intervistën e tij, Trump këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon./ZËRI
