G20: Afrika e Jugut organizon samitin nën hijen e bojkotit amerikan

G20: Afrika e Jugut organizon samitin nën hijen e bojkotit amerikan

Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 19:16 Udhëheqësit botërorë po mblidhen në Afrikën e Jugut për samitin e parë të G20-ës të mbajtur në kontinentin afrikan. Blloku, i zgjeruar së fundmi me Bashkimin Afrikan, përfshin 21 anëtarë që së bashku përfaqësojnë mbi gjysmën e popullsisë së globit, rreth 85% të ekonomisë botërore dhe 75% të tregtisë ndërkombëtare. Në Johanesburg marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga OKB-ja, Banka Botërore dhe institucione të tjera. Megjithatë, takimi është lënë në hije nga mungesa e udhëheqësve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë. Kjo situatë po shihet nga kombet evropiane si një mundësi për të forcuar lidhjet tregtare. “Shtetet afrikane po kërkojnë partneritete,” tha kancelari gjerman Friedrich Merz, duke shtuar se pret “rezultate të mira” nga bisedimet në Johanesburg. Mungesa...