Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
(VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit
Reshjet e dendura dhe stuhia e fortë që goditi zonën e Pogradecit kanë sjellë situata alarmante për banorët, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa shtëpi. Një ngjarje dramatike është regjistruar në fshatin Rëmenj, ku një baba i ri është detyruar t’i dorëzojë fëmijën e tij të mitur një fqinji, në përpjekje për ta shpëtuar nga uji që po përfshinte banesën. Sipas banorëve të zonës, burri është parë duke dalë në rrugë me fëmijën në krah, mes reshjeve të forta dhe erës së tejskajshme, duke thirrur për ndihmë. I frikësuar se shtëpia po përmbytej dhe se nuk kishte asnjë mundësi të siguronte fëmijën brenda, ai iu drejtua fqinjëve: “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!” Fqinji ka ndërhyrë menjëherë duke marrë të miturin në duar...