Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plani vë nën presion Kievin, Zelensky: Momentet më të vështira të historisë sonë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi gjatë procesit të paqes të udhëhequr nga SHBA, se nuk do të tradhtojë interesat kombëtare të vendit. Ai paralajmëroi se Ukraina ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë, mes ruajtjes së një aleati kyç si SHBA-të dhe dinjitetit të saj kombëtar, në një nga momentet më të rrezikshme të historisë moderne të vendit. Sipas burimeve të afërta me negociatat, plani 28-pikësh i propozuar nga Uashingtoni përfshin disa nga kërkesat e Moskës dhe nuk jep garanci të qarta sigurie për Kievin. Mediat e huaja raportojnë se SHBA-të kanë sinjalizuar se mund të ndërpresin ndihmën kritike ushtarake nëse Ukraina nuk pranon kornizën e paraqitur. Zelensky theksoi se do të vazhdojë punën me SHBA-të mbi këtë plan, por paralajmëroi se në ditët në vijim...