Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tabaku: Balluku duhej të jepte dorëheqjen, qëndrimi në detyrë kompromentoi hetimin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK. Sipas saj, qëndrimi në detyrë për disa javë pas këtij momenti ka rrezikuar seriozisht dhe kompromentuar provat e hetimit. Gjatë një interviste në Syri Digjital në Syri tv, Tabaku e cilësoi situatën si “të re”, ku numri dy i qeverisë ndodhet nën hetim ndërkohë që ishte ende në pushtet. Ajo theksoi se dorëheqja do të ishte veprimi i duhur për t’i hapur rrugë një hetimi të paanshëm dhe pa rrezikun e prishjes së provave. “Fakti që ajo u pezullua nga detyra dhe nuk dha dorëheqjen, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin...