“Ça ke që shef?!” Plas grushti në autostradën Tiranë-Durrës, dy të rinj përfshihen në konflikt fizik mes mjeteve

“Ça ke që shef?!” Plas grushti në autostradën Tiranë-Durrës, dy të rinj përfshihen në konflikt fizik mes mjeteve

pamje nga ngjarja DURRËS-Një konfikt fizik mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të çastit, që më pas është përshkallëzuar në përplasje me grushte, ku drejtuesit e mjeteve ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania shihen dy të rinjtë teksa godasin njëri-tjetrin në krah të autostradës, ndërsa qarkullimi bllokohet për disa minuta. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plotë të ngjarjes.