I dënuar me 30 vite burg nga GJKKO! Shqiptari arrestohet në Spanjë, kush është trafikanti i arratisur

I dënuar me 30 vite burg nga GJKKO! Shqiptari arrestohet në Spanjë, kush është trafikanti i arratisur

FOTO ILUSTRUESE SPANJË-Policia spanjolle në Vigo ka arrestuar një të arratisur të kërkuar nga Shqipëria për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u largua nga vendi për t'iu shmangur autoriteteve gjyqësore, ku GJKKO e ka dënuar me 30 vite burg dhe e ka shpallur në kërkim. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari kërkohej nga Interpoli për ekstradim, pasi dyshohet se kishte bashkëpunuar me dy trafikantë të njohur droge. Fillimisht, shqiptari u ndalua për falsifikim dokumentesh, pasi u identifikua si shtetas kroat. Pas verifikimeve, u zbulua se ai ishte në kërkim nga INTERPOL-i. Hetimet zbuluan se që nga viti 2020, i arrestuari kishte kontaktuar me trafikantë droge për dërgesa të substancave narkotike drejt Italisë dhe kishte përdorur mjete për...