Roshi: Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek interesin e çdo shqiptari

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka reagur me nje postim pas mitingut madhështor të opozitës në Vlorë.

“Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek ndjeshëm interesin e çdo individi anëtarë të shoqërisë shqiptare”, shkruan ai në një potsim në facebook.

Mesazhi:

Sot Vlora përçoi një mikpritje të rrallë për Opozitën Shqiptare dhe me të njëjtin intesitet të optimizmit si ai i Durrësit.

Vlonjatët kanë një karakter të fortë dhe kur vendosin të të përkrahin, të mbështesin pa rezerva. Eshtë ogur i mirë që ata në këto zgjedhje po mbështesin Opozitën.

Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek ndjeshëm interesin e çdo individi anëtarë të shoqërisë shqiptare. Suportimi që ju bën çifteve të rinj për strehim është fantastik.

Dhënia e bonusit për Apartamente për të mbuluar 25% të çmimit është njëlloj sikur të siguron Apartament pothuaj me kosto reale.

Ulja e çmimit për metër katror e Apartamenteve si një domosdoshmëri jetike, bëhet i mundur nga programi qeverisës i Opozitës duke stimuluar tregun e lirë nëpërmjet uljes së taksës së infrastrukturës në 3% e preventivit, dmth pothuaj 1,5-2% e çmimit të referencës nga 8% që është sot si dhe zerimi i taksës sociale që është 3% .

Po ashtu uljen e çmimit të Apartamenteve do ta ndikojnë edhe ulja e çmimit të naftës sepse ul koston e transportit si dhe uljen e çmimit të energjisë që ul koston e prodhimit të materialeve të ndërtimit (rërës, granilit,çakëllit, çimentos si përbërës kryesorë të betonit).

Ndëprerja e parave jashtë sistemit fiskal, thënë ndryshe ndërprerja e parave të pista do të jetë një faktor tjetër që do uli çmimin e Apartamenteve. Duke ndërprerë paratë e pista do rritet nevoja e parave që vijnë nga shitjet e Apartamenteve.

Përfundimisht programi qeverisës i Opozitës do krijojë një futje të kompanive të reja që respektojnë rregullat e konkurencës së lirë (dmth shet Apartamentin ai që ofron çmim më të lirë) në tregun e banesave.

Prandaj Votoni Nr.1 sepse është shpresë për të përmbysur çdo gjë që është mbrapsh në këtë vend.