Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kryqi i Kuq përballet me krizë financiare, shkurton 3,000 vende pune dhe 17% të buxhetit
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka njoftuar se do të ulë buxhetin e tij për vitin 2026 me 17%, duke e çuar atë në 1.8 miliardë franga zvicerane (1.94 miliardë euro), si dhe do të shkurtojë rreth 2,900 vende pune. Lajmi u bë i ditur nga organizata në një deklaratë zyrtare. “Realitetet financiare po na detyrojnë të marrim vendime të vështira për të siguruar që të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare kritike për ata që kanë më shumë nevojë”, tha presidentja e KNKK-së, Mirjana Spoljaric, pas një mbledhjeje të asamblesë së organizatës. Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave, “KNKK mbetet e përkushtuar të ndërhyjë në vijën e parë të konflikteve, aty ku pak organizata të tjera mund të operojnë”. Buxhetet globale të ndihmës po...