Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme. Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën. Prekës ishte apeli i një burri që vuan nga kanceri, i cili tha se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjeve në banesën e tij. “Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çojë fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë’, tha banori. Top Channel