Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!
Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua në Bolonja nga policia italiane për akuzën e trafikut të kokainës, teksa gjatë kontrollit iu gjetën përveç sasisë së drogës edhe 23 mijë euro cash. Aksioni u krye në lagjen “Panigale”, ku i riu u pikas teksa bënte lëvizje të dyshimta. Njësia hetimore vendosi ta vinte nën ushtrim kontrolli fizik dhe karabinierët ndaluan. Ai lëvizte kryesisht duke përdorur një biçikletë elektrike, me të cilën bënte edhe shpërndarjen e mallit tek përdoruesit. Pasi u lokalizua, 21-vjeçari tregoi shenja agresioni dhe nervozizmi në sytë e forcave të rendit. Ai iu nënshtrua një kontrolli personal. Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën 18 pako me kokainë të fshehura në xhepat e tij, së bashku me 450 euro në para të gatshme. I dyshuari, një i papunë...