VIDEO/ Manja i kthehet deputetes së PS-së: Zegjine ka një hierarki grupi

Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta, pasi siç tha kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Ulsi Manja që duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit nga rradhët e PD-së.
Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së PS-së Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit.

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?

Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.