Banesa të shembura në Rrëmenj të Pogradecit, familjet kërkojnë strehim urgjent

Banesa të shembura në Rrëmenj të Pogradecit, familjet kërkojnë strehim urgjent

Dy banesa në fshatin Rrëmenj të bashkisë Pogradec janë shembur pjesërisht si pasojë e vërshimit të ujërave nga stuhia e fuqishme që ka goditur zonën. Shtëpitë janë shpallur të pabanueshme, ndërsa familjarët kanë bërë apel për strehim të menjëhershëm, pasi nuk kanë ku të kalojnë natën. Banorët tregojnë se uji ka hyrë me forcë brenda banesave, duke shkaktuar dëmtime serioze në muret dhe strukturën e tyre. Sipas autoriteteve lokale, dëmet më të mëdha në Pogradec nga moti i keq janë regjistruar pikërisht në fshatin Rrëmenj, ndërsa ekipet e emergjencave janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po pritet ndërhyrje për strehimin e përkohshëm të banorëve dhe parandalimin e dëmeve të tjera.