Berisha nga Brazili: Do t’i zbuloj botës krizën që ka sjellë Rama në vend!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare CDI, së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Punimet e asamblesë zhvillohen përgjatë dy ditëve.
Në një deklaratë nga Brazili, Berisha tha se qëllimi i tij është të informojë përfaqësuesit e partive kryesore ndërkombëtare mbi situatën politike në Shqipëri.
Ai përmendi shqetësime lidhur me trafikun e drogës, korrupsionin dhe dobësimin e institucioneve.
Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.