Presioni i SHBA-së për të pranuar marrëveshjen e paqes me Rusinë, reagon Zelensky: Nuk do e tradhtoj kurrë Ukrainën

Presioni i SHBA-së për të pranuar marrëveshjen e paqes me Rusinë, reagon Zelensky: Nuk do e tradhtoj kurrë Ukrainën

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sot se “nuk do ta tradhtojë Ukrainën”, teksa SHBA po ushtron presion që Kievi të pranojë një marrëveshje paqeje. Në një fjalim drejtuar kombit, Zelensky tha se vendi po kalon “një nga momentet më të vështira” të historisë së tij. Sipas tij, Ukraina po përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë humbjen e partnerit kryesor – Shteteve të Bashkuara – ose të cenojë dinjitetin kombëtar. Ai theksoi se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bie ndesh me interesat kombëtare. Fjalimi vjen në kohën kur administrata Trump po e shtyn Kievin të nënshkruajë një plan paqeje me 28 pika për t’i dhënë fund luftës, një paketë që përfshin disa “vija të kuqe” për Ukrainën. Top Channel