Izolimi në zonën e Malësisë së Kurbinit nga reshjet, ushtria dhe Bashkia vijojnë punën për rihapjen e rrugëve

Izolimi në zonën e Malësisë së Kurbinit nga reshjet, ushtria dhe Bashkia vijojnë punën për rihapjen e rrugëve

Prej tre ditësh, zona e Malësisë së Kurbinit ka qenë e izoluar si pasojë e shkatërrimit të disa urave, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të rrugës kryesore. Malësia e Kurbinit konsiderohet ndër zonat më të prekura nga reshjet e dendura, të cilat sollën vërshimin e ujërave të lumit Hurdhacë që përshkon disa prej fshatrave. Për pasojë, disa ura u shembën dhe segmentet rrugore u degraduan, duke lënë të bllokuar të gjithë fshatrat e kësaj zone malore. Autoritetet lokale, në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, kanë arritur gjatë ditës së sotme të rikuperojnë një pjesë të urave të dëmtuara dhe të sistemojnë disa segmente të rrugës. Sipas kreut të Njësisë Administrative Milot, Dritan Preçi, në fshatin e largët Vinjollë vijon puna për hapjen e rrugës, ndërsa...