Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Situatë alarmante në Lezhë/ Gjoni: Përmbytje katastrofike në Lezhë pas prishjes së argjinaturës Kunë-Vain
Qarku i Lezhës po përballet me një situatë alarmante përmbytjesh, ku dhjetëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë mbuluar nga uji. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i cili ndodhet në terren, raporton se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, duke e kthyer zonën në njësh me detin. "Situata është alarmante. Po të shihen ditën e sotme, situata është akoma më problematike krahasuar me situatën e djeshme, sepse edhe ditën e djeshme unë kam qenë në terren dhe nga dita e djeshme në ditën e sotme rezulton që ka një rritje të madhe të ujit, sidomos në zonën ku ndodhem unë dhe njëkohësisht në Mylte, në Sfitën edhe në Tresh. Rezulton, kjo është një rrugë kalimi siç e shihni...