Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tepelenë/ Banorët e fshatit Arrëz e Madhe në terr, prej 6 ditësh pa energji
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme të shumta në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë, sa i përket furnizimit me energji elektrike. Banorët e fshatit Arrëz e Madhe, Njësia administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj i kthehen mesjetës. Prej 6 ditësh banorët janë pa energji elektrike, duke iu vështirësuar kështu jetesën dhe duke u shkaktuar dëme në produktet e bulmetit. Linjat e energjisë elektrike, siç shihen dhe nga fotot e siguruar nga korrespondentët e Syri, janë të amortizuara, ndërsa OSHEE nuk ka asnjë reagim lidhur me situatën.