Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

Aktualitet E Premte, 21 Nëntor 2025 15:36 Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.