Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Korçë/ Përmbytjet marrin 76-vjeçaren, vazhdojnë kërkimet!
Kërkimet për Flora Hoxhën, 76 vjeç, vijojnë prej më shumë se 12 orësh në fshatin Progër të Korçës, pas zhdukjes së saj si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive. Situata në zonë mbetet e rënduar, ndërsa prurjet e larta në përroin që përshkon fshatin dyshohet se mund të kenë marrë të moshuarën me vete në momentin e përmbytjes. Forcat e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë çdo segment të përmbytur dhe përgjatë shtratit të përroit, me shpresën për të gjetur gjurmë të 76-vjeçares. Deri më tani, pavarësisht kontrolleve intensive, nuk ka ende informacione të reja për vendndodhjen e saj. Kërkimet pritet të vijojnë deri në orët e vona, ndërsa autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.