Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Edhe me BE, edhe me Rusinë, manovrave të Presidentit serb i “del boja” te çështja e naftës
Aleksandar Vuçiç prej kohësh është përpjekur të ruajë një ekuilibër të vështirë mes integrimit europian dhe aleancës historike të vendit të tij me Rusinë. Por kjo skemë e presidentit serb përballet me një sprovë të vështirë. Deri më 25 nëntor, Beogradi zyrtar duhet të vendosë se çfarë të bëjë me Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, çka hap dilema të thella energjetike, financiare dhe gjeopolitike që Serbia nuk mund t’i shtyjë më. NIS ka qenë në pronësi të shumicës nga Gazpromneft i Rusisë që nga viti 2008, prandaj është vënë nën sanksione të SHBA-së, të vendosura me arsyetimin se Rusisë duhet t’i ndalohet të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione janë shtyrë tetë herë që nga janari i këtij viti,...