“Shpëtoni pensionet! Ndryshoni skemën”, Banka Botërore: Mblidhni taksa nga qiraja, pronat, karboni dhe duhani”

“Shpëtoni pensionet! Ndryshoni skemën”, Banka Botërore: Mblidhni taksa nga qiraja, pronat, karboni dhe duhani”

Shqipëria rrezikon të ngadalësojë ritmin e zhvillimit nëse nuk thellon urgjentisht reformat fiskale. Është ky paralajmërimi që Banka Botërore jep në raportin e ri për financat publike. Skema e pensioneve është një ndër sektorët prioritar sipas Bankës e cila po kthehet në e paqëndrueshme nga ngushtimi i raportit kontribues-përfitues. “Perspektivat e rritjes ekonomike së Shqipërisë varen nga forcimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i politikave klimatike për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve demografike. Shqipëria mund të rrisë investimet tek njerëzit dhe të forcojë ekonominë duke rritur të ardhurat dhe duke shpenzuar më efikasitet.”, u shpreh Massimiliano Paolucci, Banka Botërore. Raporti tregon se, ndonëse reformat e viteve të fundit kanë forcuar administratën tatimore, të ardhurat mbeten larg potencialit...