Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Berisha dhe deputetët e PD-së në Brazil, lideri opozitar: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve. Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor. “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve. Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se...