Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dosja ‘Flakë ndë Det’/ GJKKO dënon 13 të pandehurit, ja sa vite morën në total
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 161 vjet e 6 muaj burg 13 të pandehurit e dosjes “Flakë në Det”, që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. Shumica prej të pandehurve janë dënuar me nga 12 vite burg secili, që iu zbret me 1/3 në vendimin përfundimtar për shkak të gjykimit të shkurtuar në një total prej 146 vitesh. SPAK kishte kërkuar në pretencën e saj 168 vite heqje lirie për 13 anëtarët e grupit që drejtohej nga Gëzim Çela dhe Arlind Ismailukaj që u dënuan përkatësisht me 15 dhe 14 vite burg, ndërsa u evidentua edhe bashkëpunimi segmenteve drejtuese të Policisë së Shtetit, që çoi në pranga Dritan Metajn ish-shefin e Komisariatit...