“Flakë në det”/ GJKKO dënon me 161 vite burg ‘Baronin e drogës’, Gëzim Çela dhe 12 të tjerët

“Flakë në det”/ GJKKO dënon me 161 vite burg ‘Baronin e drogës’, Gëzim Çela dhe 12 të tjerët

Gëzim Çela TIRANË-VENDIMI I GJKKO: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 74, datë 21.11.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi...