GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Rama çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Rama çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

Ashtu siç deklaroi pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama nuk ka pritur më gjatë, por e ka dërguar çështjen ndaj Belinda Ballukut, në Gjykatën kushtetuese. Sipas raportimeve, Kryeministria ka dërguar në Kushtetuese pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme. Rama u shpreh pak më herët se do të kërkonin mbrojtjen e Ballukut në Kushtetuese teksa shtoi, se sa të ishte ai në pushtet nuk do të kishte akuza ndaj saj. “Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk...