U përurua para 2 muajsh nga Balluku, bllokohet nga rrëshqitjet e dheut aksi Qukës-Qafë Plloçë

U përurua para 2 muajsh nga Balluku, bllokohet nga rrëshqitjet e dheut aksi Qukës-Qafë Plloçë

Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec. Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga. Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi. Kujtojmë se të tilla problematika kanë ndodhur shumë shpesh brenda 2 muajve në aksin Qukës–Qafë Plloçë i cili u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti. Përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.