Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një deklaratë të fortë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun pas vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra, duke vepruar si “avokat i një të pandehure” dhe jo si kryeministër i një vendi europian. Bardhi theksoi se Rama refuzon ta shkarkojë Ballukun sepse, sipas tij, ajo e ka shantazhuar Kryeministrin për shkak të aferave të përbashkëta korruptive. Pjesë nga deklarata: Edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendës kryeministren dhe ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe të shkarkonte të pandehurën nga prokuroria e posaçme. Ka një arsye pse Edi Rama nuk mundet ta...