“Zgjedhjet ishin të lira”/ Bardhi sulmon Marta Kos: Edhe Rama do të turpërohej nga deklarata të tilla

“Zgjedhjet ishin të lira”/ Bardhi sulmon Marta Kos: Edhe Rama do të turpërohej nga deklarata të tilla

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar. Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një qëndrim që nuk është mbajtur askund as në raportin e OSBE/ODIHR dhe as në raportin e progresit të Komisionit Europian. E pyetur për Ballukun, Kos u shpreh se nuk e komenton drejtësinë teksa citoi fjalët që tha më herët Rama, se e rëndësishme është që të ndiqet vendimi i drejtësisë. “E sfidoj komisioneren e Zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet...